KOMF ndan çmimet vjetore në gazetari, me fokus në të drejta dhe mbrojtje të fëmijëve

KOMF ndan çmimet vjetore në gazetari, me fokus në të drejta dhe mbrojtje të fëmijëve

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF ndan çmimet vjetore për tregimet më të mira në media, në fushën e mbrojtjes sociale dhe decentralizimit të shërbimeve sociale, me fokus në të drejtat e fëmijëve në Kosovë, për vitin 2020. KOMF këtë vit ndan shtatë çmime vjetore në fushën e gazetarisë në mbrojtje të fëmijëve. Për shkak të pandemisë Covid-19 dhe në përputhje me rekomandimet e institucioneve relevante, KOMF po i publikon këto çmime online. Vlerësimi i shkrimeve/punimeve të gazetarisë, ështërealizuar nga Paneli Vlerësues i përbërë nga:- Evliana Beranii – gazetare – Egla Kraja Bardhi – Doktor i shkencave të psikologjisë në kolegjin “UBT”- Imer A. Mushkolaj – gazetar. Paneli Vlerësues ka përzgjedhur shtatë gazetarë për tu vlerësuar me çmimin vjetor 2020 në fushën e gazetarisë, si më poshtë: – Gazetari i pavarur Agon Sinanaj me temën “Fëmijët e harruar”, fiton Çmimin Vjetor 2020. – Gazetarja Ardita Rashiti nga T7 me serinë e përbërë prej tre shkrimeve: “Nxënësit e Semajës nuk kanë mundësi të ndjekin mësimin”, “Jo të gjithë nxënësit po ndjekin mësimet online”, “Ende pa pajisje për mbajtjen e mësimit virtualisht”, fiton Çmimin Vjetor 2020. – Gazetari Behar J. Mustafa nga Drejtësia në Kosovë me temën “Kontrabandimi i fëmijëve në Itali”, fiton Çmimin Vjetor 2020. – Gazetarja Donika Gashi me temën “Të miturave u shkelen të drejtat në sistemin korrektues”, fiton Çmimin Vjetor 2020. – Gazetarja Dritë Slivova Polisi nga KTV – Kohavision me temën “Mbi një mijë nxënës e kanë braktisur vitin shkollor 2019-2020”, fiton Çmimin Vjetor 2020. – Gazetarja Kaltrina Rexhepi-Dragusha nga RTK me temën: “Abuzimi me fëmijën”, fiton Çmimin Vjetor 2020.- Gazetarja Rina Mujku nga Klan Kosova me temën “Trafikimi i fëmijëve”, fiton Çmimin Vjetor 2020. KOMF falenderon të gjithë fituesit, gazetarët, partnerët dhe bashkëpunëtorët, të cilët vazhdimisht dhe në mënyrë të pakursyer dëshmojnë vullnet dhe angazhim në mbështetje të komunitetit e mbi të gjitha të fëmijëve, drejt misionit fisnik të mbrojtjes së të drejtave të tyre. Ndarja e çmimeve vjetore në fushën e mbrojtjes sociale dhe decentralizimit të shërbimeve sociale, me fokus në të drejtat e fëmijëve në Kosovë për vitin 2020, u mundësua në kuadër të projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim” financuar nga Bashkimi Europian, menaxhuar nga European Union Kosovo dhe implementuar nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, në partneritet me SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, Organizata për fëmijët pa kujdes prindëror – OFAP dhe KMOP, dhe në kuadër të projektit “Fuqizimi i Shërbimeve Sociale për Fëmijët dhe Familjet e Cenueshme”, financuar nga Embassy of Switzerland in Kosovo dhe implementuar nga KOMF. në fushën e mbrojtjes sociale dhe decentralizimit të shërbimeve sociale, me fokus në të drejtat e fëmijëve në Kosovë, për vitin 2020. KOMF këtë vit ndan shtatë çmime vjetore në fushën e gazetarisë në mbrojtje të fëmijëve. Për shkak të pandemisë Covid-19 dhe në përputhje me rekomandimet e institucioneve relevante, KOMF po i publikon këto çmime online. Vlerësimi i shkrimeve/punimeve të gazetarisë, ështërealizuar nga Paneli Vlerësues i përbërë nga:- Evliana Beranii – gazetare – Egla Kraja Bardhi – Doktor i shkencave të psikologjisë në kolegjin “UBT”- Imer A. Mushkolaj – gazetar. Paneli Vlerësues ka përzgjedhur shtatë gazetarë për tu vlerësuar me çmimin vjetor 2020 në fushën e gazetarisë, si më poshtë: – Gazetari i pavarur Agon Sinanaj me temën “Fëmijët e harruar”, fiton Çmimin Vjetor 2020. – Gazetarja Ardita Rashiti nga T7 me serinë e përbërë prej tre shkrimeve: “Nxënësit e Semajës nuk kanë mundësi të ndjekin mësimin”, “Jo të gjithë nxënësit po ndjekin mësimet online”, “Ende pa pajisje për mbajtjen e mësimit virtualisht”, fiton Çmimin Vjetor 2020. – Gazetari Behar J. Mustafa nga Drejtësia në Kosovë me temën “Kontrabandimi i fëmijëve në Itali”, fiton Çmimin Vjetor 2020. – Gazetarja Donika Gashi me temën “Të miturave u shkelen të drejtat në sistemin korrektues”, fiton Çmimin Vjetor 2020. – Gazetarja Dritë Slivova Polisi nga KTV – Kohavision me temën “Mbi një mijë nxënës e kanë braktisur vitin shkollor 2019-2020”, fiton Çmimin Vjetor 2020. – Gazetarja Kaltrina Rexhepi-Dragusha nga RTK me temën: “Abuzimi me fëmijën”, fiton Çmimin Vjetor 2020.- Gazetarja Rina Mujku nga Klan Kosova me temën “Trafikimi i fëmijëve”, fiton Çmimin Vjetor 2020. KOMF falenderon të gjithë fituesit, gazetarët, partnerët dhe bashkëpunëtorët, të cilët vazhdimisht dhe në mënyrë të pakursyer dëshmojnë vullnet dhe angazhim në mbështetje të komunitetit e mbi të gjitha të fëmijëve, drejt misionit fisnik të mbrojtjes së të drejtave të tyre. Ndarja e çmimeve vjetore në fushën e mbrojtjes sociale dhe decentralizimit të shërbimeve sociale, me fokus në të drejtat e fëmijëve në Kosovë për vitin 2020, u mundësua në kuadër të projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim” financuar nga Bashkimi Europian, menaxhuar nga European Union Kosovo dhe implementuar nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, në partneritet me SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, Organizata për fëmijët pa kujdes prindëror – OFAP dhe KMOP, dhe në kuadër të projektit “Fuqizimi i Shërbimeve Sociale për Fëmijët dhe Familjet e Cenueshme”, financuar nga Embassy of Switzerland in Kosovo dhe implementuar nga KOMF.

No Comments

Leave a Reply