Raporti i Monitorimit “Shërbimet Sociale në Kohë Pandemie”

Raporti i Monitorimit “Shërbimet Sociale në Kohë Pandemie”

KOMF ka monitoruar procesin e decentralizimit të shërbimeve sociale dhe ka hartuar Raportin e Monitorimit për 2020, i cili ka si qëllim kryesor pasqyrimin e gjendjes aktuale mbi shërbimet sociale. Gjithashtu, përmes këtij raporti synohet të bëhet krahasimi i progresit të procesit të decentralizimit me vitin  2019.  

Raporti ofron të gjeturat si dhe rekomandimet lidhur me menaxhimin, financimin, ofrimin e shërbimeve sociale si dhe llogaridhënien. Raporti ofron të gjetura konkrete dhe rekomandime për përmirësimin e gjendjes aty ku vërehen mangësi. Të gjitha rekomandimet janë të mbështetura në dokumente, hulumtime, praktika ndërkombëtare dhe vendore, si dhe rekomandime të akterëve përgjegjës për zbatimin e procesit të decentralizimit.

Ky publikim u mundësua në kuadër të projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim”, projekt i financuar nga Bashkimi Europian, menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe implementuar nga Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe KMOP, si dhe projektit “Fuqizimi i Shërbimeve Sociale për Fëmijët dhe Familjet e Cenueshme”, financuar nga Ambasada e Zvicrrës në Kosovë dhe implementuar nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve KOMF.

Për të lexuar raportin e plotë, klikoni këtu.

No Comments

Leave a Reply