Deklaratë e përbashkët e Avokatit të Popullit, UNICEF dhe KOMF – Thirrje për veprim “T’u japim një shans të miturve”

Deklaratë e përbashkët e Avokatit të Popullit, UNICEF dhe KOMF – Thirrje për veprim “T’u japim një shans të miturve”

Institucioni i Avokatit të Popullit, Zyra e UNICEF në Kosovë, Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, përmes një deklaratë të përbashkët për mbrojtjen e të miturve në kohë pandemie, iu është drejtuar Presidentit Hashim Thaçi, Kryetares së Kuvendit Vjosa Osmani, Kryetarit të Komisionit Parlamentar për Legjislacion Driton Selmanaj, Kryesuesit të Këshillit Gjyqësor Skender Çoçaj, Kryesuesit të Këshillit Prokurorial Bahri Hyseni dhe Ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu.

Të udhëhequr nga mandati thelbësor për mbrotje të të Drejtave të Fëmijëve, Institucioni i Avokatit të Popullit, Zyra e UNICEF në Kosovë, Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (me 31 organizatat anëtare) konsiderojnë se është e rëndësisë jetike të mbrohet shëndeti dhe jeta e të miturve në kohë pandemie, prandaj edhe i bënë thirrje autoriteteve Gjyqësore dhe Ministrisë së Drejtësisë që të i rikonsiderojnë mundësitë ligjore të paraqitura në letër, qoftë duke konsideruar lirimin e parakohshëm, zëvendësimin e masës edukuese me atë alternative, lirimin me kusht apo edhe faljen e dënimit.

Për të lexuar deklaratën e plotë, klikoni këtu.

No Comments

Leave a Reply