UDHËZUES PËR PARANDALIMIN E COVID-19 NË SHËRBIME SOCIALE

UDHËZUES PËR PARANDALIMIN E COVID-19 NË SHËRBIME SOCIALE

Udhëzuesi për Parandalimin e Covid-19 në Shërbimet Sociale është hartuar në kuadër të Grupit Tematik për Mbrojtje dhe Mirëqenie të Fëmijëve të KOMF dhe në bashkëpunim me Departamentin për Politika Sociale dhe të Familjes në Ministrinë e Financave. Ministria e Shëndetësisë ka shqyrtuar udhëzuesin dhe ka vlerësuar se masat e përmendura në udhëzues janë në harmoni me masat e përgjithshme të udhëzuesve aktual të hartuar nga MSh.

Qëllimi i udhëzuesit është të mbështesë ofruesit e shërbimeve sociale, në përpjekjet e tyre për të parandaluar transmetimin e infeksionit Covid-19 gjatë ofrimit të shërbimeve sociale.

Hartimi dhe publikimi i këtij udhëzuesi është mundësuar në kuadër të projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim”, projekt i financuar nga Bashkimi Evropian dhe menaxhuar nga Zyra e BE–së në Kosovë, i cili implementohet nga Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe KMOP.

Për të lexuar Udhëzuesin e plotë, klikoni këtu.

No Comments

Leave a Reply