KOMF in the media

2 days ago

KOMF
➖Bashkë me organizatën anëtare Handikos Ferizaj mbajtëm 🗣sesionin në Pjeter Bogdani-shkolla e mesme teknike.Ferizaj teknike në Komuna e Ferizajt. 🎯Me nxënësit e kësaj shkolle diskutuam hapur për çështjet që prekin drejtpërdrejt mirëqenien e tyre në shkollë, sikurse: Mjedisin e sigurt, mbështetës dhe miqësor për të gjithë nxënësit; Parandalimin e dhunës dhe raportimin e saj; Arsimin gjithëpërfshirës për fëmijët me aftësi të kufizuara; Komunikimin me prindërit; Aktivizimin e nxënësve në vendimmarrje, etj. ... See MoreSee Less
View on Facebook

3 days ago

KOMF
KOMF, Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale Kosovë, Ministria e Drejtësisë u mblodhën në tryezën konsultuese për të diskutuar mbi propozimet për “Rregulloren për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës”.Me miratimin e Ligji për Shërbimet Sociale dhe Familjare, i cili parasheh hartimin e Udhëzimit Administrativ për organizimin, përgjegjësitë, llojin dhe numrin e profesionistëve, si dhe funksionimin e Qendrës për Punë Sociale, KOMF në partneritet me Unicef Kosovo Programme po ofrojnë mbështetje në hartimin e këtij udhëzimi administrativ.Duke qenë se disa çështje të Rregullores për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës dhe legjislacionit tjetër bien në kundërshtim me Ligjin për Shërbime Sociale dhe Familjare por edhe ligje të tjera, kjo punëtori ishte shumë e vlefshme për të nxjerrë propozimet të cilat do të adresohen me qëllimin e harmonizimit të legjislacionit dhe përmirësimit të pozitës së zyrtarëve të shërbimeve sociale në Kosovë.Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale Kosovë dhe KOMF u dakorduan që të adresojnë bashkarisht propozimet për plotësim ndryshimin e Ligjit për Administratën Shtetërore, Ligjin për Zyrtarët Publik dhe Rregulloren për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës me qëllimin e harmonizimit të legjislacionit dhe përmirësimit të pozitës së zyrtarëve të shërbimeve sociale në Kosovë. ... See MoreSee Less
View on Facebook

4 days ago

KOMF
🗣Sesionin e radhës në kuadër të iniciativës “Për fëmijët në shkolla” e mbajtëm bashkë me Handikos Ferizaj me nxënësit e Shkolla e Mesme Ekonomike "Faik Konica" në Komuna e Ferizajt.Me nxënësit e kësaj shkolle diskutuam hapur për çështje që prekin drejtpërdrejt mirëqenien e tyre në shkollë, si:• Si të kontribuojmë në një mjedis të sigurt, mbështetës dhe miqësor për të gjithë nxënësit• Si ta parandalojmë dhunën dhe të nxisim raportimin e saj• Pse arsimi gjithëpërfshirës është e drejtë dhe domosdoshmëri për fëmijët me aftësi të kufizuara• Rëndësinë që ka komunikimi me prindërit për zhvillimin emocional dhe social të fëmijëve ... See MoreSee Less
View on Facebook