📢𝐄𝐣𝐚𝐧𝐢 𝐭𝐚 𝐝𝐞̈𝐠𝐣𝐨𝐧𝐢 𝐌𝐄𝐆𝐀𝐅𝐎𝐍!MEGAFON është një hapësirë për guximin, mendimin kritik dhe të drejtën për të ndryshuar!Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF ju fton në lansimin zyrtar të platformës MEGAFON – një mekanizëm që ofron hapësirë inovative dhe gjithëpërfshirëse, që fuqizon zërin e fëmijëve dhe të rinjve në Kosovë.🗓 15 Korrik 2025⏰ Ora: 09:30 – 11:00📍 Vendi: Sheshi Skenderbeu, Prishtinë Gjatë ngjarjes do të prezantojmë vizionin, përmbajtjen dhe veprimet konkrete të platformës, si dhe do të dëgjojmë drejtpërdrejt nga vetë fëmijët dhe të rinjtë."MEGAFON” - mbështetet nga projekti rajonal SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkët në Ballkanin Perëndimor të zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD) në bashkëpunim me Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), dhe Qendra për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA). ... See MoreSee Less
🚨Numri i përgjithshëm i kallëzimeve penale ndaj të miturve është rritur ndjeshëm nga 2549 në vitin 2023 në 3151 në vitin 2024, duke shënuar një rritje prej rreth 23.6%. Po ashtu numri i të miturve të përfshirë si kryerës të veprave penale është rritur nga 3923 në vitin 2023 në 4872 në vitin 2024, që përfaqëson një rritje prej rreth 24.2%. Kjo rritje përputhet me rritjen e përgjithshme të kallëzimeve penale, duke sugjeruar një përkeqësim të situatës së përfshirjes së të miturve në kryerjen e veprave penale. ▪️Në Kosovë vazhdojnë të mungojnë pothuajse tërësisht shërbimet për parandalimin dhe mbrojtjen e të miturve në konflikt me ligjin nën moshën e përgjegjësisë penale (nën 14 vjeç). Institucionet duhet të ndërmarrin hapa urgjent për themelimin dhe ofrimin e shërbimeve parandaluese të specializuara dhe të rrisin numrin e profesionistëve për fëmijët para moshës së përgjegjësisë penale.🔗Lexoni Studimin e realizuar nga KOMF për vlerësimin e sistemit të drejtësisë për fëmijët në konflikt me ligjin, me fokus në zbatimin e masave të diversitetit: komfkosova.org/wp-content/uploads/2025/06/Raporti-studimi-i-drejtesise-5.pdf... See MoreSee Less
◾️Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve - KOMF me mbështetjen e UNICEF dhe 🇪🇺 Bashkimit Europian në Kosovë, publikoi Studimin për vlerësimin e sistemit të drejtësisë për fëmijët në konflikt me ligjin, me fokus në zbatimin e masave të diversitetit.Bazuar në vlerësim, legjislacioni i sistemit të drejtësisë për të mitur në Kosovë është i harmonizuar me standardet ndërkombëtare, duke ofruar një bazë të qëndrueshme për zbatimin praktik të parimit të “interesit më të mirë të fëmijës” përmes masave të diversitetit. Megjithatë, vlerësimi nxjerr në pah se zbatimi praktik i këtyre masave mbetet i kufizuar dhe nuk përputhet plotësisht me synimet e ligjvënësit dhe standardet ndërkombëtare. Të gjeturat e vlerësimit nxjerrin në pah një tendencë shqetësuese të rënies së vazhdueshme në përdorimin e masave të diversitetit, ndërkohë që ka rritje të vazhdueshme të numrit të të miturve në konflikt me ligjin dhe përfshirjes së tyre në vepra të rënda penale.Lexoni raportin e plotë, këtu: komfkosova.org/wp-content/uploads/2025/06/Raporti-studimi-i-drejtesise-5.pdf_________◾️Coalition of NGOs for Child Protection – KOMF supported by Unicef Kosovo Programme and 🇪🇺 European Union in Kosovo published the Study on the Evaluation of the Justice System for Children in Conflict with the Law, with a focus on the implementation of diversity measures.Based on the study, the legislation of the juvenile justice system in Kosovo is harmonized with international standards, providing a solid basis for the practical implementation of the principle of the “best interest of the child” through diversion measures. However, the evaluation highlights that the practical implementation of these measures remains limited and does not fully comply with the intentions of the legislator and international standards. The findings of the study highlight a worrying trend of a continuous decline in the use of diversion measures, while there is a continuous increase in the number of juveniles in conflict with the law and their involvement in serious criminal offenses.To read the full study, click here: komfkosova.org/wp-content/uploads/2025/06/Raporti-studimi-i-drejtesise_ENG-2.pdf... See MoreSee Less