Video

2 days ago

KOMF
🔴KOMF bën thirrje që prindërit të flasin rregullisht dhe hapur me fëmijët për dukurinë e dhunës, format e saj, pasojat negative që ajo sjell në jetën dhe shëndetin mendor të fëmijëve, si dhe të promovojnë dhe edukojnë tek fëmijët e tyre, mënyra konstruktive dhe paqësore për të zgjidhur konfliktet. Edukimi për respekt, tolerancë dhe mirëkuptim duhet të fillojë në familje dhe të forcohet çdo ditë.Nevojitet që prindërit të:• Ndajnë kohë për biseda të hapura dhe të ndershme me fëmijët mbi dhunën dhe pasojat e saj. • Promovojnë dhe modelojnë tek fëmijët sjellje paqësore në marrëdhënie me të tjerët. • Monitorojnë dhe orientojnë përmbajtjet që fëmijët shohin dhe ndajnë, sidomos në rrjetet sociale. • Përkujdesen dhe monitorojnë mënyrën se si fëmijët e kalojnë kohën kur prindërit nuk janë të pranishëm.• Kërkojnë bashkëpunim të ngushtë me shkollën për të mbështetur fëmijën.• Kërkojnë mbështetje profesionale kur fëmijët tregojnë shenja të stresit, ankthit ose sjelljeve agresive.KOMF u bën thirrje prindërve të flasin hapur me fëmijët për dhunën, të promovojnë sjellje paqësore dhe konstruktive, të ndjekin përmbajtjet që fëmijët konsumojnë dhe të bashkëpunojnë me shkollën për mbështetje. ... See MoreSee Less
View on Facebook

2 days ago

KOMF
𝐊𝐎𝐌𝐅: 𝐏𝐫𝐢𝐧𝐝𝐞̈𝐫, 𝐟𝐥𝐢𝐬𝐧𝐢 𝐦𝐞 𝐟𝐞̈𝐦𝐢𝐣𝐞̈𝐭 𝐩𝐞̈𝐫 𝐝𝐡𝐮𝐧𝐞̈𝐧, 𝐞𝐝𝐮𝐤𝐨𝐧𝐢 𝐩𝐞̈𝐫 𝐫𝐞𝐬𝐩𝐞𝐤𝐭𝐢𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐨𝐥𝐞𝐫𝐚𝐧𝐜𝐞̈𝐧Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, apelon fuqishëm tek prindërit dhe familjet që të marrin një rol aktiv në edukimin e fëmijëve për të jetuar pa dhunë.Dhuna mes bashkëmoshatarëve po shfaqet gjithnjë e më hapur dhe po normalizohet si sjellje. Ky është një alarm serioz që kërkon veprim të menjëhershëm nga familjet, institucionet dhe e gjithë shoqëria, por mbi të gjitha nga familja, e cila mbetet mjedisi ku fëmijët formojnë vlerat dhe sjelljet e tyre.KOMF bën thirrje që prindërit të flasin rregullisht dhe hapur me fëmijët për dukurinë e dhunës, format e saj, pasojat negative që ajo sjell në jetën dhe shëndetin mendor të fëmijëve, si dhe të promovojnë dhe edukojnë tek fëmijët e tyre, mënyra konstruktive dhe paqësore për të zgjidhur konfliktet. Edukimi për respekt, tolerancë dhe mirëkuptim duhet të fillojë në familje dhe të forcohet çdo ditë.Nevojitet që prindërit të:• Ndajnë kohë për biseda të hapura dhe të ndershme me fëmijët mbi dhunën dhe pasojat e saj. • Promovojnë dhe modelojnë tek fëmijët sjellje paqësore në marrëdhënie me të tjerët. • Monitorojnë dhe orientojnë përmbajtjet që fëmijët shohin dhe ndajnë, sidomos në rrjetet sociale. • Përkujdesen dhe monitorojnë mënyrën se si fëmijët e kalojnë kohën kur prindërit nuk janë të pranishëm.• Kërkojnë bashkëpunim të ngushtë me shkollën për të mbështetur fëmijën.• Kërkojnë mbështetje profesionale kur fëmijët tregojnë shenja të stresit, ankthit ose sjelljeve agresive. KOMF thekson se çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në një mjedis të sigurt dhe mbrojtës. Prindërit apo kujdestarër ligjorë janë linja e parë e mbrojtjes dhe ndikimit pozitiv në jetën e fëmijëve të tyre. Duke folur me fëmijët, duke i dëgjuar ata dhe duke edukuar modele konstruktive e tolerante të sjelljes, ne të gjithë kontribuojmë në parandalimin e dhunës dhe në ndërtimin e një shoqërie më të sigurt për fëmijët tanë. ... See MoreSee Less
View on Facebook

5 days ago

KOMF
Lajm i mirë! Fushata e Trust Circle Foundation në mbështetje të PEMA-s për ofrimin e shërbimeve për fëmijët me aftësi të kufizuara po jep rezultatet e para!Trust Circle Foundation po zgjeron rrethin e besimit, duke bashkuar gazetarët, mediat, komunitetin artistik dhe bizneset në mbështetje të këtyre fëmijëve. Burim Pacolli dhe Dafina Zeqiri iu bashkuan të parët kësaj thirrjeje.💛 Tani është momenti që edhe ju të bëheni pjesë e ndryshimit! Bashkohuni me ne për të mbrojtur Qendra e Kujdesit Ditor - PEMA në Ferizaj dhe për të siguruar që shërbimet e saj të vazhdojnë për fëmijët që kanë më shumë nevojë. Çdo mbështetje ka rëndësi! ... See MoreSee Less
View on Facebook