🔵 KOMF morri pjesë në punëtorinë e organizuar nga organizata anëtare Civil Rights Program - Kosovo (CRP/K) në partneritet dhe mbështetur nga Poradna pro občanství/Občanská a lidská práva, z.s. , Republika e Çekisë, “𝐒𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐧𝐝𝐚𝐥𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐥𝐮𝐟𝐭𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐝𝐡𝐮𝐧𝐚 𝐧𝐞̈ 𝐟𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈”. Kjo punëtori pati për qëllim adresimin e çështjeve të ndryshme të cilat ndërlidhen me parandalimin dhe luftimin e dhunës në familje në Kosovë, ku pjesëmarrësit nëpërmjet prezantimeve të ndryshme nga Policia e Republikës Çeke dhe Policia e Kosovës patën mundësinë që të diskutojnë dhe të shkëmbejnë 🔁 praktikat më të mira në të dy vendet. ... See MoreSee Less
🔵KOMF morri pjesë në aktivitetet e organizuara nga SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë në kuadër të projektit “Fuqizimi i të rinjve gjatë daljes nga kujdesi alternativ- Power4Youth leaving care”. Ky aktivitet ka përfshirë të rinjtë nga SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë 🇽🇰, Shqipëri 🇦🇱, Maqedoni e Veriut 🇲🇰, Bullgari 🇧🇬 dhe Poloni 🇵🇱.Ky shkëmbim kishte si qëllim mësimin, ndarjen e përvojave në mes të rinjve si dhe ngritjen e kapaciteteve të të rinjve në pjesëmarrje, avokim, komunikim, rrjetëzim si dhe programe të Erasmus dhe mundësi tjera. 💙 ... See MoreSee Less