Kriteret për Anëtarësim

Kriteret kryesore që duhet të përmbushin kandidatët, për tu anëtarësuar në KOMF, janë:

  • Të kenë jo më pak se 2 vjet eksperiencë si organizata.
  • Të ndajnë të njëjtin mision dhe vizion me Koalicionin.
  • Të zotohen për të marrë pjesë në mënyrë aktive në aktivitetet e Koalicionit.
  • Të sigurojnë një referencë nga një partner dhe një donator.
  • Të kenë politikën e brendshme të organizatës për mbrojtjen e fëmijëve.
  • Të sillen dëshmi që organizata dhe përfaqësuesi ligjor
    nuk kanë të kaluar kriminale.

Procedura e nevojshme për anëtarësim në KOMF, është:

  • OJQ-ja kandidate duhet të adresojë një letër (kërkesë) zyrtare duke e kërkuar anëtarësimin e saj dhe duke çertifikuar identitetin e organizatës.
  • OJQ-ja kandidate duhet të dorëzojë kopjet e dokumentit të regjistrimit në Kosovë dhe kopjen e statutit të saj.
  • OJQ-ja kandidate duhet të sjellë së paku një raport për punën aktuale.

 

Nëse keni pyetje tjera rreth anëtarësimit, ju lutem na kontaktoni:

Email: info@komfkosova
Tel: +383(0)38 220 287