Misioni

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, i themeluar në Qershor të vitit 2011, është një koalicion i përbërë nga 34 organizata jo qeveritare vendore dhe ndërkombëtare të cilat punojnë në fushën e mbrojtjes së fëmijëve, me mision të përbashkët avokimin për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Kosovë.

Misioni i Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve është mbrojtja, respektimi, mirëqenia dhe avancimi i të drejtave të fëmijëve.
Kjo realizohet nëpërmjet lobimit dhe avokimit për promovimin dhe zhvillimin e të drejtave të fëmijëve sipas KDF-së.
KOMF në mënyrë të vazhdueshme, pranon kërkesa të reja nga organizata të ndryshme në Kosovë për anëtarësim.

 

Objektivat kryesore të Koalicionit janë:

  • Nxitja e miratimit të ligjeve dhe politikave për fëmijët.
  • Monitorimi i zbatimit të ligjeve dhe politikave kombëtare për fëmijët.
  • Sensibilizimi dhe mobilizimi i autoriteteve shtetërore relevante në nivel lokal dhe nacional, sensibilizimi i ofrueseve të shërbimeve dhe i aktorëve të tjerë në çështjet e mbrojtjes së fëmijëve.
  • Rritja e vetëdijesimit tek opinioni i gjerë për çështjet e mbrojtjes së fëmijëve pa dallim.
  • Rritja e pjesëmarrjes së fëmijëve dhe të gjitha grupeve që janë më të ekspozuara ndaj shkeljes së të drejtave të fëmijëve.
  • Krijimi i hapësirave për zhvillimin e praktikave më të mira, në fushën e të drejtave të fëmijëve, dokumentimi dhe ndarja me të gjithë anëtarët e koalicionit.
  • Fuqizimi i kapaciteteve të koalicionit, veçanërisht fuqizimi i organizatave lokale dhe organizatave të bazuara në komunitet.