KOMF ka monitoruar procesin e decentralizimit të shërbimeve sociale për vitin 2021 dhe ka hartuar Raportin e Monitorimit, i cili ka si qëllim kryesor pasqyrimin e gjendjes aktuale mbi ofrimin e shërbimeve sociale si dhe krahasimin e shërbimeve sociale me dy vitet paraprake. Raporti ofron të gjetura si dhe rekomandime lidhur me menaxhimin e shërbimeve, financimin, monitorimin, inspektimin dhe llogaridhënien e shërbimeve sociale.
Ky aktivitet mundësohet në kuadër të projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim”, projekt i financuar nga Bashkimi Europian dhe i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, i cili implementohet nga Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe KMOP dhe programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.
Për të lexuar raportin e plotë në gjuhën shqipe, klikoni këtu.
Për të lexuar raportin e plotë në gjuhën angleze, klikonikëtu.
Për të lexuar raportin e plotë në gjuhën serbe, klikoni këtu.
No Comments