KOMF në media

23 hours ago

KOMF
Raporti i Progresit për Kosovën nënvizon se, megjithëse po bëhen përpjekje për të përmirësuar arsimin bazë dhe parauniversitar, zbatimi i Strategjisë së Arsimit 2022–2026 mbetet prapa. Financimi për arsimin publik ka rënë me 4.7% nga viti 2023 në 2024.Rezultatet më të fundit të PISA 2022 tregojnë se 15-vjeçarët nga Kosova janë për 4.5 vjet prapa bashkëmoshatarëve të tyre në Bashkimin Evropian, për sa i përket mësimnxënies. Ndërsa është vërejtur një rritje e lehtë në regjistrimet në parashkollor, numri i nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët vazhdon të bjerë. Raporti gjithashtu nënvizon se fëmijët me aftësi të kufizuara përballen me diskriminim në qasje në institucionet parashkollore dhe ato të tjera arsimore. Pjesëmarrja e fëmijëve romë, ashkali dhe egjiptianë mbetet veçanërisht e ulët, me vetëm 31% që arrijnë arsimin e mesëm të lartë. Për më tepër, shumë Qendra Mësimore që ofronin mbështetje arsimore dhe psiko-sociale për fëmijët e këtyre komuniteteve janë mbyllur për shkak të mungesës së mbështetjes financiare dhe institucionale.Raportin mund ta gjeni këtu: enlargement.ec.europa.eu/kosovo-report-2025_en ... See MoreSee Less
View on Facebook

3 days ago

KOMF
💙KOMF vazhdon traditën e ndarjes së “𝐂̧𝐦𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐆𝐚𝐳𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞̈” dhe mirënjohjeve “𝐌𝐢𝐤 𝐢 𝐅𝐞̈𝐦𝐢𝐣𝐞̈𝐯𝐞”!KOMF në partneritet me Terre des hommes - Kosovo hap thirrjen për aplikim për:🏆Çmimet vjetore për tregimet më të mira në media, në fushën e mbrojtjes sociale, me fokus në të drejtat e fëmijëve në Kosovë, për vitin 2025, si dhe 💎Mirënjohjet vjetore “Mik i Fëmijëve” për kontribuesit në fushën e mbrojtjes sociale, me fokus mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë, për vitin 2025.📍Afati për aplikim: 𝟐𝟓 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟓 Për më shumë informacion dhe aplikim: tinyurl.com/mwzpjf5y ... See MoreSee Less
View on Facebook

4 days ago

KOMF
Raporti i Progresit për Kosovën në fushën e të drejtave të fëmijëve thekson se, ndonëse korniza ligjore është e plotësuar, zbatimi i Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës mbetet sfidues për shkak të mungesës së një sistemi të integruar të mbrojtjes së fëmijëve.Raporti nënvizon nevojën për krijimin e linjës së ndihmës për fëmijët, siç parashihet me Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës, për t’u mundësuar fëmijëve dhe familjeve raportimin e abuzimeve dhe marrjen e mbështetjes. Gjithashtu, evidentohet mungesa e koordinimit institucional dhe efikasitetit të sistemit të mbrojtjes së fëmijëve, që shpesh çon në përpjekje të dyfishta dhe mungesë të strategjive gjithëpërfshirëse.Raporti kërkon që autoritetet të zhvillojnë ekspertizë të specializuar në fushën e drejtësisë, shërbimeve sociale dhe shëndetësisë, për të siguruar zbatim efektiv të mbrojtjes ligjore të fëmijëve.Raporti nënvizon se fëmijët me aftësi të kufizuara përjetojnë diskrimim në qasje në institucione parashkollore dhe institucione të tjera arsimore, si dhe në shërbime shëndetësore dhe sociale. Për më tepër, fëmijët në situata të cenueshme, siç janë fëmijët pa kujdes prindëror, fëmijët në situatë rruge, fëmijët viktima të dhunës, dhe fëmijët nga komunitetet e margjinalizuara, hasin pengesa në qasjen në mundësi të barabarta. Si zhvillim pozitiv, raporti përmend hartimin e Programit të ri Kurrikular për Fëmijë në kuadër të Akademia e Drejtësisë, që synon ngritjen e kapaciteteve të profesionistëve në sistemin e drejtësisë për fëmijë në çështjet penale dhe civile. Hartimi i programit është mbështetur nga KOMF në partneritet me Unicef Kosovo Programme gjatë vitit 2025. Megjithatë, raporti rekomandon përmirësimin e mëtejshëm të sistemit të drejtësisë për fëmijë, veçanërisht në zbatimin e masave të diversitetit për të miturit në konflikt me ligjin.Raportin për Kosovën mund ta gjeni këtu: enlargement.ec.europa.eu/kosovo-report-2025_en ... See MoreSee Less
View on Facebook