Anëtarët

Asosacioni për Trajnime Sociale, Hulumtime dhe Avokim (ASTRA), është e përqendruar në kërkimin shkencor, avokim, standardet e shërbimeve sociale dhe ndërtimin e kapaciteteve të institucioneve shtetërore dhe shoqërisë civile.

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë – AMC është një fondacion humanitar, që zhvillon programe shëndetësore për nëna dhe fëmijë. Qëllimi kryesor i organizatës është të shpëtojnë jetën e fëmijëve dhe nënave duke përmirësuar cilësinë e shërbimeve shëndetësore.
https://amchealth.org/sq/

Balkan Sunflowers Kosova – BSFK është një OJQ lokale e cila ndërton jetë aktive për ndryshim social. Ata janë të angazhuar në veprimet në komunitet për dinjitetin njerëzor, duke punuar në edukim, shëndetësi, kulturë, punësim dhe respekt për diversitetin. 
http://www.balkansunflowers.org/ 

CHILDPROOF – CIPOF është një organizatë joqeveritare e themeluar në vitin 2008 dhe vepron në Kosovë. Aktivitetet e kësaj organizate përqendrohen në zhvillimin e komunitetit, me fokus zhvillimin në arsim, duke i kushtuar vëmendje të veçantë arsimit parashkollor.

Education Comes First – ECF është organizatë joqeveritare e cila ofron programe bashkëkohore dhe kreative në fushën e edukimit. Qëllimi i organizatës është që të ndihmoj, zhvilloj dhe avansoj fëmijët dhe adoleshentët.

Shoqata e Paraplegjikëve dhe e Paralizës së Fëmijëve të Kosovës – HandiKOS përfaqëson dhe përkrahë personat me aftësi të kufizuar përmes avokimit dhe lobimit. Ofron shërbime të ndryshme dhe promovon barazinë për personat me aftësi të kufizuar.
http://handi-kos.org/

Iniciativa 6 është organizatë lokale me bazë në Prizren, e fokusuar në programet për parandalimin, edukimin dhe re-integrimin e fëmijëve pa asnjë diskriminim, me fokus në komunitetet RAE.

Qendra për Mbrojtjen e Viktimave dhe Parandalimin e Trafikimit të Qenieve NjerëzoreMVPT trajton shkaqet dhe pasojat e dhunës përmes një qasjeje multi-sektoriale, duke ofruar: asistencë sociale për viktimat dhe viktimat potenciale të trafikimit.

Rrjeti i Lëvizjes Paqësore – NOPM ka si qëllim kryesor promovimin e paqes. Këtë qëllim synon ta arrij duke organizuar aktivitete që eleminojnë diskriminimin etnik në mënyrë që të krijojmë një ambient toleran

Nevo Koncepti – NVK është organizatë me përvojë në fushën e edukimit formal dhe joformal. Misioni i NVK është angazhimi për përmirësimin e gjendjes së komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në fushën e arsimit dhe në fusha tjera.

Organizata Rinore – Akti është një OJQ me bazë në Fushë Kosovë, e cila ka fokus të rinjtë në Kosovë. Misioni i saj është kontribuimi në formimin e një të riu të shëndetshëm përmes programeve arsimore, shëndetësore, sportive, rekreative, argëtuese dhe kulturore.
http://ngo-akti.org/

OPFAKKOS “Prindi & Fëmiu” është organizatë me fokus lobimin, avokimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe personave me aftësi të kufizuara në Kosovë, përmes sensibilizimit të opinionit lidhur me reintegrimin e fëmijëve dhe personave me aftësi të kufizuara.

Organizata për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP është shoqatë humanitare, që ka për qëllim mbrojtjen e fëmijëve pa kujdes prindëror në Kosovë. Misioni i organizatës është që çdo fëmije pa kujdes prindëror t’i ofrohet një familje dhe të ketë dashurinë që i nevojitet.

https://ofap-ks.org/

Programi për të Drejtat Civile – CRP/K
ofron ndihmë juridike dhe këshillim falas për të kthyerit, azilkërkuesit, personat e zhvendosur në Kosovë, personat në rrezik pa shtetësi dhe për personat që konsiderohen të cënueshem
http://www.crpkosovo.org/en/Home

PL4Y International është një OJQ franceze e themeluar e cila prej vitit 2002 vepron në Kosovë. Qëllimi i saj është të përdorë sportin dhe aktivitetet sportive jo konkuruese si një mjet edukimi dhe fuqizimi për fëmijët, duke sjellë bashkë komunitete të ndryshme përmes sportit.
https://www.play-international.org/en/impact/missions/kosovo-mission

Public Organization for Local Initiatives and Supports – POLIS është organizatë joqeveritare që ka për qëllim përmirësimin e qeverisjes së mirë lokale përmes pjesëmarrjes aktive qytetare, monitorimit te institucioneve si dhe promovimin e vlerave demokratike.
http://www.polis-ks.org/

Qendra për Arsim në Kosovë – KEC është organizatë joqeveritare që mbështet avancimin e cilësisë së arsimit në Kosovë. KEC përqendrohet kryesisht në trajnimin e personelit të shkollave, në lidhje me metodologjitë e reja të mësimdhënies dhe të udhëheqjes.
http://kec-ks.org/

Qendra e Kujdesit Ditor – PEMA është organizatë joqeveritare e cila ka për qëllim që të përkrahë dhe të asistojë në zhvillimin dhe avancimin e shërbimeve sociale të bazuara në komunitet për fëmijë me aftësi të kufizuara si dhe fëmijë nga kategoritë tjera të cenuara.
http://pemakosova.org/

Qendra për studime të avancuara – FIT
Qendra FIT është një organizatë e pavarur joqeveritare e themeluar në vitin 2011. Qendra FIT ka si për qëllim rritjen e vetëdijësimit dhe edukimit në fushat të cilat janë shumë pak të prekura në shoqërinë tonë. 
http://fit-ks.org/

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës – QKRMT është organizatë e pavarur, që ka për qëllim të mbrojë dhe të avancojë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të viktimave të torturës përmes rehabilitimit psiko-social dhe mjekësor.
https://krct.org/

Qendra Sociale – Edukative SOS Kopshti ka filluar veprimtarinë si institucion parashkollor që ofron përkujdesje ditore dhe edukim parashkollor për fëmijë të moshës 3-6 vjeç. Ndërsa në janar të vitit 2016 SOS Kopshti është regjistruar si organizatë vendore jo-qeveritare.
http://soskopshti.org/

Qendra “Labyrinth” merret me parandalimin e abuzimit të drogave dhe alkoolit, trajtimin e varësisë nga drogat dhe alkooli, si dhe zvogëlimin e dëmeve që lidhen me injektimin e drogave.
https://labirinti-ks.org/sq/

Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë – PEN është organizatë rinore jo-qeveritare dhe jo-profitabile që ka për qëllim fuqizimin e të rinjëve/rejave që të veprojnë si agjentë/e të ndryshimit shoqëror. PEN punon në tërë Kosovën, respektivisht në 36 komuna në Kosovë.
http://ngo-pen.com/sq/

Save the Children – SciK është e bazuar në ndërhyrjet e drejtpërdrejta, krijimin e praktikave të mira dhe ngritjen e kapaciteteve të shoqërisë civile që t’i përgjigjen nevojave të fëmijëve. SCiK angazhohet për legjislacionin dhe politikat që do të përfshijnë praktikat gjithëpërfshirëse.
https://kosovo.savethechildren.net/

SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë – SOS është organizatë e kujdesit social e përkushtuar për të mbështetur fëmijët pa përkujdesje prindërore dhe ata në nevojë, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike dhe fetare.

Shpresa dhe Shtëpitë e Fëmijëve Kosovë – SDSF është organizatë lokale joqeveritare që ofron strehim për fëmijët në nevojë për mbrojtje (fëmijë pa përkujdesje prindërore, fëmijë të abuzuar dhe keqtrajtuar si dhe fëmijë viktima të trafikimit (rrezikshmëri të ulët).

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK është shoqatë e pavarur jofitimprurëse dhe jopolitike, e cila ka për qëllim promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të pacientit, si dhe harmonizimin e tyre me të drejtat ndërkombëtare të pacientëve.
http://prak-kosova.org/

Terre des homes – TDH është një fondacion zviceran, që është duke kontribuar përmes programit të mbrojtjes së fëmijëve për fuqizimin e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve në Kosovë, duke forcuar kapacitetet e institucioneve shtetërore që punojnë për mbrojtjen e fëmijëve të rasteve.
https://www.tdh.ch/en/our-interventions/kosovo

The Ideas Partnership është organizatë joqeveritare që ka për qëllim fuqizimin dhe mbështetjen e personave në nevojë, posaçërisht në  fushat e arsimit, shëndetësisë, mirëqenies, mbrojtjen e mjedisit, duke promovuar  vullnetarizmin dhe filantropinë.
http://theideaspartnership.org/

Organizata joqeveritare, Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve – VoRAE synon të përmirësojë jetën e këtyre komuniteteve dhe të mbështesë integrimin e tyre në shoqërinë e Kosovës duke avokuar për të drejtat e tyre, kushtet e jetesës dhe situatën e përgjithshme.
https://www.vorae.org/

Shoqata Down Syndrome Kosova është organizatë jo qeveritare, me mision ngritjen e dinjitetit të individëve me sindromë Down dhe familjarëve të tyre, duke avokuar dhe lobuar për të drejtat dhe respektimin e këtyre të drejtave.

http://www.downsyndromekosova.org/

Autizmi është OJQ joprofitabile, që ka për qëllim trajtimin e personave me autizëm, integrimin dhe ngritjen e vetëdijes në shoqëri.

http://www.autizmi-ks.net/

Handikos Ferizaj ka synim kryesor përkrahjen e fëmijëve me aftësi të kufizuar dhe angazhimit të tyre në shoqëri, duke ofruar shërbime multidisiplinare të bazuara në komunitet për fëmijët me aftësi të kufizuar.

Handikos Gjakovë ka mision parandalimin e aftësisë së kufizuar, promovimin, ofrimin e shërbimeve si dhe gjithëpërfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuar në shoqëri.