Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, KOMF uron për të gjithë fëmijët, një fëmijëri të shëndetshme dhe të lumtur.
Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve në Kosovë vazhdon të cenohet. Të dhënat tregojnë për gjendje të rëndë të mirëqenies së fëmijëve, e sidomos fëmijëve të cenueshëm. 𝟐𝟐.𝟖% e fëmijëve jetojnë në varfëri përderisa 𝟕.𝟐% e tyre jetojnë në varfëri ekstreme. 𝟕𝟐% e fëmijëve raportohet të jenë të disiplinuar me dhunë (presion psikologjik dhe/ose ndëshkim fizik). 𝟓% e fëmijëve janë të përfshirë në punë. Vetëm 𝟏𝟓% e fëmijëve të moshës 3-4 vjeç vijojnë programet për edukim në fëmijëri të hershme. 𝟖% e fëmijëve të moshës 7-12 vjeç, janë raportuar të kenë vështirësi funksionale të paktën në një fushë. Vetëm 𝟑𝟖% e fëmijëve që jetojnë në komunitete janë vaksinuar plotësisht.
Vetëm 𝟏% e buxhetit total të buxhetit qendror ndahet për shërbime sociale. Social service providers continuously risk closure of services due to lack of sustainable financing.
Edhe pse në Kosovë legjislacioni garanton mbrojtjen e fëmijëve, të dhënat tregojnë që në Kosovë vazhdon të ketë shkelje të të drejtave të fëmijëve. Ligji për Mbrojtje të Fëmijës edhe pse ka hyrë në fuqi nga viti 2020, vazhdon të mos gjejë zbatim. Mungesa e zbatimit të legjislacionit, mungesa e vullnetit politik, mungesa e investimeve dhe kapaciteteve mbesin ndër shkaqet kryesore për gjendjen e të drejtave të fëmijëve.
KOMF bën thirrje drejt institucioneve qendrore dhe komunale të prioritizojnë mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve përmes rritjes së buxhetit, ngritjes së kapaciteteve dhe zbatimit të legjislacionit për të siguruar që fëmijët të rriten të shëndetshëm dhe të arrijnë potencialin e tyre të plotë.
No Comments