KOMF në media

3 hours ago

KOMF
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF dhe Terre des hommes - Kosovo mbajtën Trajnimin për Trajnerë tre ditorë për Modulin mbi Agjendën e Gjelbër, ku 19 trajnerë nga organizatat anëtare u certifikuan për këtë modul. Trajnimi u mbajt nga Agron Demi nga Atlas Institute.Ky trajnim pati për qëllim forcimin e kapaciteteve të organizatave për integrimin e perspektivës mjedisore në politikat dhe programet organizative. Objektivat e trajnimit ishin të pajisin pjesëmarrësit me njohuri për kornizën ndërkombëtare dhe vendore për Agjendën e Gjelbër, lidhjen mes Agjendës së Gjelbër dhe të drejtave të fëmijëve, politikat dhe instrumentet mjedisore dhe zhvillimi i politikave të brendshme, mjetet praktike dhe qasja bashkëkohore mbi Agjendën e Gjelbër, zhvillimin e qëndrueshëm dhe mundësitë për veprim e avokim në nivel lokal e kombëtar. ... See MoreSee Less
View on Facebook

24 hours ago

KOMF
Në Ditën Evropiane për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Shfrytëzimi dhe Abuzimi Seksual, ritheksojmë të gjeturat kryesore të Vlerësimit të fundit të KOMF për Mbrojtjen e Fëmijëve Viktima dhe Dëshmitarë të Abuzimit dhe formave të ndërlidhura. Pavarësisht përparimeve në ndërtimin e pjesshëm të sistemit të drejtësisë dhe mbrojtjes së fëmijëve, vlerësimi ka identifikuar se zbatimi i Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës dhe Kodit të Drejtësisë për të Mitur, në pjesën që rregullon mbrojtjen e fëmijëve viktima apo dëshmitarë, mbetet i kufizuar dhe nuk përputhet plotësisht me qëllimet e ligjvënësit dhe standardet ndërkombëtare. Mungesa e njohurive të duhura për këto dy ligje, vonesat e konsiderueshme në nxjerrjen e akteve nënligjore të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës, mos-themelimi i shtëpive për mbrojtjen e fëmijëve, mungesa e një linje telefonike funksionale për raportim dhe mbështetje, si dhe zbatimi i mangët i dispozitave që parashohin masa mbrojtëse për fëmijët viktima dhe dëshmitarë, kanë ndikuar dukshëm në efektivitetin e punës së profesionistëve. Si pasojë, mbrojtja adekuate e fëmijëve viktima apo dëshmitarë është vënë në pikëpyetje serioze, duke rrezikuar cenimin e të drejtave të tyre dhe ekspozimin e tyre ndaj viktimizimit të mëtejshëm.Lexoni vlerësimin e plotë: komfkosova.org/wp-content/uploads/2025/09/Mbrojtja-e-femijeve-viktima-dhe-deshmitare.pdf ... See MoreSee Less
View on Facebook

4 days ago

KOMF
𝗥𝗘𝗔𝗚𝗜𝗠Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë - KOMF shpreh shqetësim të thellë lidhur me raportimet në media se një fëmije të ciklit fillor në Komunën e Graçanicës po i mohohet e drejta për të vijuar arsimin, nga menaxhmenti i shkollës. Sipas deklaratës së nënës, fëmijës po i mohohet e drejta për të ndjekur shkollimin, me arsyetimin se familja së fundi është sistemuar në një shtëpi të re të ndërtuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.Nëse kjo vërtetohet, një situatë e tillë përbën shkelje të rëndë të të drejtave të fëmijës, e cila bie ndesh me Konventën për të Drejtat e Fëmijës, Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Ligjin për Arsimin Parauniversitar, Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës dhe Ligjin kundër Diskriminimit, të cilat garantojnë të drejtën e çdo fëmije për arsim pa diskriminim.KOMF kërkon:• Ndërhyrje të menjëhershme të institucioneve komunale për të garantuar vijimin e fëmijës në shkollë.• Angazhim të mekanizmave të mbrojtjes së fëmijës, veçanërisht të Qendrës për Punë Sociale, për ofrimin e shërbimeve të nevojshme për fëmijën dhe familjen.• Hetim nga institucionet e drejtësisë dhe, në rast të evidentimit të shkeljeve ligjore, mbajtjen përgjegjëse të çdo autoriteti apo personi që ka shkelur të drejtën e fëmijës për arsim.KOMF potencon që fëmijët nuk mund të mbahen peng të konflikteve dhe nuk mund të përdoren si mjet presioni.Organizatat anëtare të KOMF, ofruese të shërbimeve sociale dhe familjare, shprehin gatishmërinë për të ofruar mbështetjen e nevojshme për fëmijën dhe familjen, ndërsa KOMF do të vazhdojë të monitorojë nga afër ecurinë e rastit dhe veprimet institucionale, deri në realizimin e plotë të së drejtës së fëmijës për arsim.______________REAKCIJAKoalicija NVO-a za Zaštitu Dece Kosova – KOMF izražava duboku zabrinutost u vezi sa medijskim izveštajima da se jednom detetu iz nižih razreda osnovne škole u opštini Gračanica uskraćuje pravo na pohađanje nastave od strane rukovodstva škole. Prema izjavama majke, detetu se uskraćuje pravo na školovanje zbog toga što je porodica dobila novu kuću izgrađenu od strane Vlade Republike Kosovo.Ukoliko se potvrdi, takva situacija predstavlja ozbiljno kršenje prava deteta, što je u suprotnosti sa Konvencijom o pravima deteta, Ustavom Republike Kosovo, Zakonom o preduniverzitetskom obrazovanju, Zakonom o zaštiti dece i Zakonom protiv diskriminacije, koji garantuju pravo svakog deteta na obrazovanje bez diskriminacije..KOMF zahteva:• Hitnu intervenciju opštinskih institucija kako bi se detetu garantovalo nesmetano pohađanje škole.• Angažovanje mehanizama za zaštitu deteta, posebno Centra za socijalni rad, u cilju pružanja neophodnih usluga detetu i porodici.• Istragu od strane pravosudnih institucija i, u slučaju utvrđivanja zakonskih prekršaja, odgovornost svakog autoriteta ili osobe koja je narušila pravo deteta na obrazovanje.KOMF naglašava da deca ne mogu biti taoci sukoba i ne mogu se koristiti kao sredstvo pritiska.Organizacije članice KOMF-a, koje pružaju socijalne i porodične usluge, izražavaju spremnost da pruže neophodnu podršku detetu i porodici, dok će KOMF nastaviti da pažljivo prati napredak slučaja i institucionalne akcije, sve dok se pravo deteta na obrazovanje u potpunosti ne ostvari. ... See MoreSee Less
View on Facebook