⏳Sot është dita e fundit për të bërë aplikimet dhe nominimet për:🏆Çmimet vjetore për tregimet më të mira në media, në fushën e mbrojtjes sociale, me fokus në të drejtat e fëmijëve në Kosovë, për vitin 2025, si dhe 💎Mirënjohjet vjetore “Mik i Fëmijëve” për kontribuesit në fushën e mbrojtjes sociale, me fokus mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë, për vitin 2025.Për më shumë informacion dhe aplikim: tinyurl.com/mwzpjf5y ... See MoreSee Less
Shumë krenarë për Besën nga SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, e cila foli në Parlamentin Evropian në Bruksel. Shprehim vlerësim për kolegët nga SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë të cilët bëjnë punë të jashtëzakonshme në fuqizimin e fëmijëve dhe të rinjve për ndikimin e tyre në vendimmarrje.Besa arriti të jetë në mesin e 15 fëmijëve nga e gjithë Evropa për t'u takuar me liderët dhe vendimmarrësit e Bashkimit Evropian në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Konventës për të Drejtat e Fëmijës.Besa tregoi se fëmijët me aftësi të kufizuara duan të trajtohen me dinjitet dhe jo si "projekte sociale". Ajo gjithashtu ngriti zërin për rreziqet e ngacmimit dhe kërcënimit kibernetik, duke pyetur zyrtarët e lartë se cilat janë planet e tyre konkrete për të na mbrojtur. Mesazhi kryesor i Besës për të gjithë vendimmarrësit: Mos na dëgjoni vetëm sot; ne kërkojmë të dëgjohemi gjithmonë. ... See MoreSee Less