KOMF marrë shkas grevën në arsim dhe mungesën e një zgjidhjeje për fillimin e mësimit prej tashmë dy javësh, ka dërguar drejt Qeverisë së Republikës së Kosovës kërkesën që në kuadër të dialogut të përfshihen të gjitha palët, sidomos fëmijët dhe prindërit, të cilët janë të dëmtuar drejtpërdrejtë nga ndërprerja e mësimit.
KOMF konsideron që qasja e bisedimeve vetëm nga dy palët (Qeveri dhe SBASHK) po anashkalon dhe harron interesin më të mirë të fëmijëve, të drejtën për arsim dhe dëmet që tashmë janë shkaktuar tek fëmijët.
No Comments