Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, mbajti Trajnimin për Trajnerë për organizatat anëtare, të modulit të katërt “Avokimi dhe Komunikimi”, i hartuar në kuadër të “Programit për Ngritje të Kapaciteteve të KOMF dhe organizatave anëtare”.
Gjatë trajnimit dy ditor, u trajtuan tema mbi konceptet dhe proceset e avokimit dhe komunikimit, integrimin e strategjive të avokimit në programet e OJQ-ve, planifikimin e avokimin strategjik, si dhe praktikat aktuale të organizatave të shoqërisë civile për sa i përket avokimit dhe komunikimit.
Programi për Ngritje të Kapaciteteve të KOMF dhe organizatave anëtare mbështetet nga projekti rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkët në Ballkanin Perëndimor” të zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD) në bashkëpunim me Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), dhe Qendra për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA).
Recent Comments