Fillon iniciativa “Për fëmijët në shkolla”

Fillon iniciativa “Për fëmijët në shkolla”

KOMF bashkë me organizatën anëtare Handikos Ferizaj në kuadër të iniciativës “Për fëmijët në shkolla”, realizoi sesionet me nxënësit e Qendrës së Kompetencës, Shkolla e Mesme Ekonomike Faik Konica, Shkolla e Mesme Pjetër Bogdani në Komunën e Ferizajt.
Gjatë sesionit, folëm bashkarisht me nxënësit për:
– Krijimin e një mjedisi mbështetës dhe miqësor për fëmijët në shkolla.
– Mbrojtjen e fëmijëve, parandalimin e dhunës dhe raportimin.
– Arsimin gjithëpërfshirës dhe mbështetjen për fëmijët me aftësi të kufizuara.
– Shëndetin mendor të nxënësve.
– Rëndësinë e komunikimit me prindërit për zhvillimin emocional e social të fëmijëve për rritjen e tyre të shëndetshme, etj.