KOMF ka mbajtur takimin e Grupit Tematik për Arsim dhe Rini në ambientet e organizatës anëtare, HANDIKOS në Prishtinë.
Qëllimi i takimit ishte ri organizimi i Grupit bazuar në Raportin e Vlerësimit të Nevojave, diskutimi mbi çështjet kryesore për adresim në fushën e arsimit dhe rinisë si dhe vendosja e prioriteteve të grupit me qëllim hartimin e planit të veprimit. Poashtu, meqenëse takimi u mbajt në ambientet e organizatës HANDIKOS, bashkarisht pamë për së afërmi ambientet, punën dhe shërbimet që ofrohen tek kjo organizatë.
Grupi Tematik për Arsim dhe Rininë, do të fokusohet në adresimin e çështjeve për fuqizimin e arsimit dhe fuqizimin e rinisë. Disa nga fushat e mundshme të avokimit, monitorimit dhe ngritjes së vetëdijes të këtij grupi tematik do të përfshinë:
- Shkolla me mjedise të sigurta dhe mbështetëse: Politikat që promovojnë mjedise të sigurta, gjithëpërfshirëse dhe mbështetëse, ku nxënësit ndihen të vlerësuar dhe të mbrojtur.
- Parandalimi i braktisjes së shkollës: Avokimi për parandalimin e braktisjes së shkollës dhe programet e ndërhyrjes së hershme.
- Gjithëpërfshirja: Avokimi për sistem arsimor gjithëpërfshirës që plotëson nevojat individuale dhe të ndryshme të fëmijëve, sistem arsimor që promovon pjesëmarrjen dhe integrimin e plotë.
- Qasja në arsim cilësor: Promovimi i qasjes të barabartë në arsim cilësor për të gjithë fëmijët duke përfshirë ata nga grupet e cenueshme.
- Investimi në arsim: Rritja e investimeve në arsim për të siguruar që fëmijët të kenë arsim cilësor.
- Fuqizimi dhe angazhimi i rinisë: Promovimi i pjesëmarrjes dhe angazhimit të të rinjve, duke përfshirë iniciativat avokuese të udhëhequra nga të rinjtë, krijimi i hapësirave dhe proceseve që fuqizojnë të rinjtë dhe kontribuojnë në ndryshime pozitive.
- Aftësimi profesional i të rinjve.
Takimi u mbështetet nga projekti rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkët në Ballkanin Perëndimor” të zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD) në bashkëpunim me Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), dhe Qendra për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA).
Recent Comments