Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, Zyra për Qeverisje të Mirë e Kryeministrit Office for Good Governance- office of the Prime Minister in Kosovo, Trust Circle Foundation dhe Qendra Labyrinth, kanë bërë hapjen e fushatës “Një komunitet pa varësi”, fushatë e cila synon rritjen e vetëdijësimit rreth rrezikut të përdorimit të substancave narkotike nga fëmijët dhe të rinjtë.
Me rastin e hapjes së fushatës, fjalë rasti mbajtën Donjeta Kelmendi nga KOMF, Krenar Batusha nga Trust Circle Foundation, Adelina Sahiti nga Drejtoria për Mirëqenie Sociale Komuna e Prishtinës dhe Safet Blakaj nga Qendra Labyrinth.
Fushata do te zgjasë dy muaj dhe do të ketë aktivitete të shumta në nivel nacional, në komuna, shkolla dhe komunitet.
Kosova po përballet me sfida të shumta në parandalimin dhe trajtimin e fëmijëve viktima të abuzimit me substanca narkotike. Vitet e fundit, vlerësohet se numri i përgjithshëm i përdoruesve ka kaluar për herë të parë shifrën prej 30,000. Brenda kësaj shifre, fëmijët dhe adoleshentët zënë një pjesë gjithnjë e më të madhe, çdo vit e më shumë. Bazuar në të dhënat e organizatës Labyrinth, mosha mesatare e fillimit të përdorimit të drogave ka rënë nga 18 vjeç në vitin 2018, në 16 vjeç në periudhën e fundit.
Recent Comments