KOMF në partneritet me zyrën e UNICEF në Kosovë mbajti tryezën dy ditore për: “Organizimin, përgjegjësitë, llojin dhe numrin e profesionistëve, si dhe funksionimin e Qendrës për Punë Sociale”.
Ligji për Shërbimet Sociale dhe Familjare, miratuar në dhjetor 2023, parasheh që Qendrat për Punë Sociale duhet të kenë kapacitete të forta profesionale dhe organizative, për të marrë përsipër përgjegjësinë për mbrojtjen e interesit më të mirë të fëmijëve dhe familjeve. Për pasojë, hartimi i Rregullores për organizimin, përgjegjësitë, llojin dhe numrin e profesionistëve, si dhe funksionimin e Qendrës për Punë Sociale, i shërben pikërisht fuqizimit dhe ngritjes së kapaciteteve të këtyre ofruesve.
Recent Comments