KOMF kërkon nga Ministri i Shëndetësisë rregullimin e statusit të organizatave joqeveritare në ofrimin e shërbimeve shëndetësore

KOMF kërkon nga Ministri i Shëndetësisë rregullimin e statusit të organizatave joqeveritare në ofrimin e shërbimeve shëndetësore

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF i cili përfaqëson 34 organizata jo qeveritare, ka adresuar drejt Ministrit të Shëndetësisë, sfidat e organizatave jo qeveritare në ofrimin e shërbimeve shëndetësore si pasojë e mos rregullimit të statusit të tyre në ofrimin e shërbimeve shëndetësore. Vlerësohet se rreth 50 organizata jo qeveritare ofrojnë shërbime të integruara të profilit shëndetësor dhe social. Megjithatë këto organizata nuk janë të licensuara si ofruese të shërbimeve shëndetësore, për shkak të supozimeve për mangësi ligjore në kuadër të Ligjit për Shëndetësi. Brenda Ligjit për Shëndetësi vlerësohet të ketë dispozita kontradiktore, rreth ofrimit të shërbimeve shëndetësore nga organizatat jo qeveritare dhe licensimit të tyre. Ministria e Shëndetësisë duhet të marrë masa për të treguar përkushtimin për një kujdes shëndetësor të qasshëm dhe të barabartë për të gjithë ofruesit e shërbimeve, publik, privat dhe joqeveritar.

Për të lexuar kërkesën e plotë, klikoni këtu.