KOMF mbajti tryezën “Shërbimet Sociale Afër Qytetarit”

KOMF mbajti tryezën “Shërbimet Sociale Afër Qytetarit”

Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF në bashkëpunim me Asociacionin e Qendrave për Punë Sociale, mbajtën tryezën “Shërbimet Sociale Afër Qytetarit”. Kjo tryezë u mbajt me përfaqësues të QPS-ve, Drejtorateve Komunale për Mirëqenie Sociale, Drejtorateve për Buxhet dhe OJQ-ve nga Komuna e Mitrovicës, Komuna e Drenasit, Skenderajit dhe Vushtrrisë.

Në këtë tryezë u diskutua mbi të gjeturat dhe rekomandimet e Analizës mbi gjendjen aktuale të Qendrave për Punë Sociale, me fokus sfidat në aspektin ligjor, institucional dhe funksional. Pjesëmarrësit poashtu u njoftuan mbi Doracakun mbi planifikim, monitorim, buxhetim dhe kontraktim të shërbimeve sociale të hartuar nga KOMF.

Kjo tryezë u mundësua në kuadër të projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim”, projekt i financuar nga Bashkimi Europian dhe i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, i cili implementohet nga Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror –OFAP, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe KMOP.