KOMF është duke mbështetur Ministria e Drejtësië për hartimin e Analizës mbi gjendjen aktuale të Qendrave për Punë Sociale, me fokus sfidat në aspektin ligjor, institucional dhe funksional.
Kjo Analizë do të hartohet me qëllim të identifikimit të boshllëqeve dhe sfidave në ofrim të shërbimeve sociale si dhe ofrimit të udhëzimeve konkrete për reformë të Qendrave për Punë Sociale.
Sot u mbajt takimi i grupit punues, ku u prezantua metodologjia e punës, objektivat dhe procesi për hartimin e analizës së QPS-ve, nga ekspertët e angazhuar Blerta Perolli Shehu dhe Bedri Bahtiri.
Ky takim u mundësua në kuadër të projektit “Fuqizimi i akterëve të shërbimeve sociale për të ofruar shërbime cilësore dhe të qëndrueshme për fëmijët dhe familjet e cenueshme në Kosovë”, i cili mbështetet nga Unicef Kosovo Programme në partneritet me USAID Kosovo.
No Comments