KOMF pranon mirënjohje nga organizata Autizmi

KOMF pranon mirënjohje nga organizata Autizmi

KOMF pati kënaqësinë, që në ambientet e reja të organizatës anëtare “Autizmi”, të pranojë mirënjohjen për bashkëpunimin, përpjekjet dhe punën e përbashkët për përkrahjen e fëmijëve me autizëm. KOMF pati rastin të vizitojë ambientet e organizatës dhe të mësojë më shumë rreth shërbimeve të ofruara, të arriturave e sfidave që përballen.
Shoqata “Autizmi” është ndër organizatat kryesore që ofron shërbime të specializuara multi-disiplinare dhe profesionale për fëmijët me autizëm, me qëllim përkrahjen, integrimin e fëmijëve, fuqizimin e prindërve dhe ngritjen e vetëdijes në shoqëri. Me një staf shumë profesional dhe të motivuar, Autizmi ofron shërbime në baza ditore për fëmijët me autizëm. Aktualisht në këtë qendër marrin shërbime mbi 80 fëmijë me autizëm.
Falenderojmë Drejtoreshën e shoqatës znj. Hatixhe Hoxha dhe kolegët për mirënjohjen dhe mikpritjen!