KOMF vazhdon trajnimin për ngritje të kapaciteteve të ofruesve të shërbimeve sociale për “Standartet Minimale të Shërbimeve Sociale për Mbrojtjen e Fëmijëve”në Mitrovicë

KOMF vazhdon trajnimin për ngritje të kapaciteteve të ofruesve të shërbimeve sociale për “Standartet Minimale të Shërbimeve Sociale për Mbrojtjen e Fëmijëve”në Mitrovicë

KOMF mbajti trajnimin për ngritje të kapaciteteve të ofruesve të shërbimeve sociale për “Standartet Minimale të Shërbimeve Sociale për Mbrojtjten e Fëmijëve (0-18)” me profesionistët nga Komuna e Mitrovicës, Komuna e Drenasit, Komuna e Vushtrisë dhe Komuna e Malishevës.

Me qëllim mbështetjen dhe ngritjen e kapaciteteve të ofruesve për ofrim sa më cilësor të shërbimeve sociale, KOMF ka mbështetur edhe hartimin e modulit mbi standardet minimale të shërbimeve sociale për mbrojtjen e fëmijëve (0-18).

Gjatë këtij trajnimi, pjesëmarrësit patën mundësi të mësojnë dhe diskutojnë mbi parimet dhe strukturën e shërbimit, standardet strukturore dhe funksionale si dhe matjen e tyre, çështjet që duhet të adresohen përgjatë monitorimit të standardeve, etj.

Ky aktivitet mundësohet në kuadër të projektit “Fuqizimi i akterëve të shërbimeve sociale për të ofruar shërbime cilësore dhe të qëndrueshme për fëmijët dhe familjet e cenueshme në Kosovë”, dhe mbështetet nga Unicef Kosovo Programme në partneritet me USAID Kosovo.