Konferenca nacionale për parandalimin e përdorimit të drogave tek fëmijët

Konferenca nacionale për parandalimin e përdorimit të drogave tek fëmijët

Konferenca Nacionale “Një komunitet pa varësi” u organizua nga Zyra për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, në partneritet me Koalicionin e OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, Trust Circle Foundation dhe organizatën Labyrinth.

Presidentja e KOMF, Remzije Krasniqi, potencoi se vitet e fundit fëmijët dhe të rinjtë përdorues të substancave narkotike janë përfshirë ndër kategoritë më të cenuara që kërkojnë ndërhyrje të mënjehershme.

May be an image of 4 people

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti tha se një komunitet pa varësi është mision kombëtar për të gjithë, pa përjashtim. Sipas tij, lufta kundër varësisë kërkon qasje gjithëpërfshirëse dhe të bashkërenduar.

May be an image of 1 person

Drejtori i Klinikës së Psikiatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Faton Kutllovci tha se ka një rritje shqetësuese të abuzimit me substanca psikoaktive në Kosovë, ku më të prekurit janë të rinjtë dhe adoleshentë e moshave 15-25 vjeç.

Safet Blakaj nga Labyrinth, potencoi se duhet insistuar që programi për parandalimin gjeneral të racionalizohet edhe më shumë.
Krenar Batusha nga Trust Circle Foundation i bëri thirrje kryeminsitrit që të rrisë investimet dhe mbështetjen në fushën e parandalimit dhe trajtimit të fëmijëve dhe të rinjve përdorues të substancave narkotike.

 

May be an image of 2 people

Donjeta Kelmendi nga KOMF dhe Muharrem Ademi nga Labyrinth prezantuan situatën rreth parandalimit dhe trajtimit të fëmijëve dhe të rinjve përdorues të drogave. Kosova po përballet me sfida të mëdha në parandalimin dhe trajtimin e fëmijëve dhe të rinjve të prekur nga abuzimi me substanca narkotike. Vitet e fundit, numri i përdoruesve ka prekur shifrën prej 30,000, ku fëmijët dhe adoleshentët përbëjnë një përqindje gjithnjë e më të madhe. Sipas të dhënave të organizatës Labyrinth, mosha mesatare e fillimit të përdorimit të drogave ka rënë nga 18 vjeç në vitin 2018, në 16 vjeç gjatë viteve të fundit.

May be an image of 17 people, people studying, television and newsroom

Qëllimi i konferencës ishte të nxisë dialog gjithëpërfshirës ndërmjet institucioneve shtetërore, organizatave të shoqërisë civile, profesionistëve dhe komunitetit, për adresimin dhe parandalimin e përdorimit të substancave narkotike nga fëmijët dhe të rinjtë.