Punëtoritë e radhës për Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës po vijojnë me profesionistë të mandatuar për mbrojtjen e fëmijës nga komuna e Suharekës dhe e Rahovecit.
Përgjatë dy ditëve të punëtorisë, përfaqësues nga këto dy komuna po informohen dhe diskutojnë lidhur me përgjegjësitë e secilit për të mbrojtur fëmijët duke ofruar shërbime cilësore dhe të qëndrueshme, me anë të implementimit të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës.
KOMF në bashkëpunim me Zyrën për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit do të vazhdojnë ngritjen e kapaciteteve në komuna, mundësuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i akterëve të shërbimeve sociale për të ofruar shërbime cilësore dhe të qëndrueshme për fëmijët dhe familjet e cenueshme në Kosovë”, mbështetur nga UNICEF në Kosovë në partneritet me USAID.
No Comments