Mbahet takimi i Grupit Tematik për Mbrojtjen dhe Shëndetin e Fëmijës

Mbahet takimi i Grupit Tematik për Mbrojtjen dhe Shëndetin e Fëmijës

KOMF mbajti takimin e Grupit Tematik për Mbrojtjen dhe Shëndetin e Fëmijës, në ambientet e organizatës anëtare SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë.
Qëllimi i takimit ishte ri organizimi i Grupit bazuar në Raportin e Vlerësimit të Nevojave, diskutimi mbi çështjet kryesore për adresim, vendosja e prioriteteve të grupit me qëllim hartimin e planit të veprimit.
Anëtarët zgjodhën si Kryesues të Grupit për Mbrojtjen dhe Shëndetin e Fëmijës Rina Demiri Spahija nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë,  ndërsa zëvëndës kryesues Muharrem Ademi nga Qendra Labyrinth.
Po ashtu, anëtarët patën rastin të vizitojnë shërbimet të cilat ofrohen tek SOS Fshatrat e Fëmijëve.
Ky takim u mbështetet nga projekti rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkët në Ballkanin Perëndimor” të zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD) në bashkëpunim me Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), dhe Qendra për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA).