Pesë vite aksion për mirëqenie!

Pesë vite aksion për mirëqenie!

Kemi kënaqësinë të ndajmë me ju disa nga momentet nga konferenca nacionale përmbyllëse e Projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim”, projekt i financuar nga Bashkimi Europian dhe menaxhuar nga European Union in Kosovo, i cili u implementua nga KOMF në partneritet me SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, Organizata për fëmijët pa kujdes prindëror – OFAP dhe KMOP.

Përmbyllëm një projekt që ka ndikuar në fuqizim të shoqërisë civile në avokim në fushën e shërbimeve sociale, inicimin dhe zhvillimin e reformës së shërbime sociale në Kosovë, fuqizimin e sistemit të llogaridhënies dhe rritjen e vetëdijësimit për shërbime sociale.

Në këtë konferencë u prezantuan të arriturat kryesore në fushën e shërbimeve sociale. Po ashtu, në konferencë patën rastin të flasin edhe partnerët kryesorë institucional të cilat janë mbështetur nga ky aksion i përbashkët, i cili ka synuar avancimin e proceseve të lidhura me decentralizimin e shërbimeve sociale.

KOMF si koalicion i organizatave për mbrojtjen e fëmijëve, do të vazhdojë mbështetjen e zbatimit të reformës së shërbimeve sociale, në mënyrë që fëmijët dhe familjet të kenë jetë të dinjitetshme, e sidomos fëmijët dhe familjet e cenueshme.

Falenderojmë European Union in Kosovo për mbështetjen dhe besimin përgjatë gjithë zbatimit të projektit.