Prezantimi i Analizës për Qendrat për Punë Sociale vazhdon në komunën e Ferizajit

Prezantimi i Analizës për Qendrat për Punë Sociale vazhdon në komunën e Ferizajit

KOMF, Ministria e Drejtësisë dhe Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale Kosovë, mbajti sot tryezën për prezantimin e Anlizës për Qendrat për Punë Sociale.

Në këtë tryezë ishin të pranishëm vendimmarrësit dhe profesionistët kryesor lokal në fushën e mirëqenies dhe shërbimeve sociale nga nga Komuna e Ferizajt, Komuna e Kaçanikut, Komuna e Shtimes, Komuna E Hanit Te Elezit. Tryeza u fokusua në prezantimin e Analizës mbi gjendjen aktuale të Qendrave për Punë Sociale, me fokus sfidat në aspektin ligjor, institucional dhe funksional. Po ashtu u prezantuan dhe u diskutuan të gjeturat kryesore të dala nga kjo analizë, boshllëqet e identifikuara si dhe rekomandimet dhe kostot përkatëse për një ristrukturim të duhur të QPS-ve në kuadër të procesit të reformës së shërbimeve sociale në Kosovë.

Pjesëmarrës në tryezë ishin përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, Drejtoritë Komunale për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Drejtoritë Komunale për Buxhet, Qendrat për Punë Sociale, Gjykatat Themelore, Kabinetet e Kryetarëve, Zyrat për Prokurim në Komuna, organizatat jo qeveritare, etj.