Profesionistët e drejtësisë për fëmijë sikurse gjyqtarët, prokurorët dhe bashkëpunëtorët profesional, kanë ndjekur trajnimin “Veprat penale kundër integritetit seksual – Drejtësia për fëmijë”, në kuadër të Akademisë së Drejtësisë, mbështetur nga KOMF dhe UNICEF.
Qëllimi i trajnimit ishte ngritja e kapaciteteve të profesionistëve në trajtimin e rasteve të veprave penale kundër integritetit seksual, bazuar në Programin e ri Kurrikular të hartuar në kuadër të Akademisë së Drejtësisë, me mbështetjen e KOMF dhe UNICEF.
Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Mbrojtja e fëmijëve të cenueshëm në Kosovë”, i cili mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian në Kosovë dhe implementohet nga Zyra e UNICEF në Kosovë në bashkëpunim me Koalicionin e OJQ -ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF.
Recent Comments