Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, i cili përfaqëson 35 organizata joqeveritare, përmes këtij dokumenti adreson drejt kandidatëve për kryetarë të komunave dhe kandidatëve për kuvendet komunale çështjet prioritare për ndërhyrje në fushën e mbrojtjes së fëmijëve në nivel komunal.
Këto propozime janë në përputhje të plotë me kornizën ligjore në fuqi dhe obligimet ligjore të komunave që rrjedhin nga Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës, Ligji për Vetëqeverisje Lokale, Ligji për Shërbime Sociale dhe Familjare, Ligji për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme, Ligji për Arsimin Parauniversitar, Ligji për Shëndetësi si dhe Ligji për Financat e Pushtetit Lokal.
Zbatimi i këtyre propozimeve do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e qasjes së fëmijëve në shërbime cilësore sociale, arsimore dhe shëndetësore, si dhe në fuqizimin e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve në nivel komunal.
Për të lexuar propozimet, klikoni këtu.
Recent Comments