REAGIM

REAGIM

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, kërkon nga mediat që të largojnë pamjet filmike të publikuara lidhur me ngjarjen e ndodhur në Komunën e Podujevës.
Pamjet filmike dhe imazhet të cilat shfaqin viktimën dhe të dyshuarit të mitur nuk janë në interes të publikut dhe në funksion të raportimit etik e profesional.

Kapitulli VI i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës “Trajtimi i tragjedive personale, mbrojtja e fëmijëve dhe të miturve” specifikisht rregullon raportimin e rasteve të tilla, duke kërkuar trajtim të kujdesshëm dhe diskret të tyre, mbrojtje të privatësisë dhe respektim të dhimbjes së familjeve të tyre.

KOMF do të parashtrojë ankesë tek organet kompetente lidhur me raportimet për këtë rast.