Reagim

Reagim

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF i cili përfaqëson 35 organizata jo qeveritare, shpreh shqetësimin e thellë për pamjet filmike të publikuara, ku shihet ushtrimi i dhunës ndaj një vajze të mitur në Kampionatin Evropian të Taekwondos.
KOMF rithekson që dhuna ndaj fëmijëve është shqetësuese, e pa pranueshme dhe e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.
KOMF bën apel drejt institucioneve të rendit dhe drejtësisë për zbatim të menjëhershëm e rigoroz të legjislacionit për rastin konkret.
Dhuna nuk ka arsyetim, nuk duhet përdorur kurrë si mjet disiplinimi, pasi ajo dëmton mirëqenien emocionale dhe zhvillimin psikologjik të fëmijëve, duke krijuar frikë dhe pasiguri në vend të respektit dhe vetëbesimit.
Poashtu, KOMF thekson se federatat dhe klubet sportive duhet të kenë rregullore të posaçme dhe procedura për mbrojtjen e fëmijës me qëllim të krijimit të një sistemi të brendshëm që parandalon dhe reagon ndaj shkeljeve të të drejtave të fëmijës.
Ne kemi përgjegjësinë kolektive për të garantuar se fëmijët zhvillohen në mjedis të sigurtë dhe përkujdesës, ku të drejtat e tyre themelore mbrohen.