U mbajt punëtoria për finalizimin e Ligjit të ri për Shërbime Sociale dhe Familjare

U mbajt punëtoria për finalizimin e Ligjit të ri për Shërbime Sociale dhe Familjare

Ka nisur sot punëtoria tre ditore për finalizimin e Ligjit të ri për Shërbime Sociale dhe Familjare, proces ky i udhëhequr nga Ministria e Drejtësisë.

Ekspertiza ligjore për hartimin e këtij Ligji, u mbështet nga KOMF, në kuadër të projektit “Fuqizimi i akterëve të shërbimeve sociale për të ofruar shërbime cilësore dhe të qëndrueshme për fëmijët dhe familjet e cenueshme në Kosovë”, i cili implementohet nga KOMF dhe financohet nga Unicef Kosovo Programme në partneritet me USAID Kosovo.

Realizimi i kësaj punëtorie po mbështetet nga organizata SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë.