Grupi Tematik për Arsim përcakton indikatorët dhe pyetjet e “Report Card”

Grupi Tematik për Arsim përcakton indikatorët dhe pyetjet e “Report Card”

Grupi Tematik për Arsim në kuadër të KOMF, shqyrtuan dhe përcaktuan indikatorët dhe pyetjet për raportin e monitorimit “Report Card”.

Fushat e përcaktuara për monitorim në kuadër të fushës së arsimit janë: Zhvillimi në fëmijërinë e hershme, gjithpërfshirja në arsim, shëndeti dhe siguria në institucionet arsimore dhe parandalimi i dhunës në shkolla.

Ky takim u mundësua në kuadër të projektit “Fuqizimi i akterëve të shërbimeve sociale për të ofruar shërbime cilësore dhe të qëndrueshme për fëmijët dhe familjet e cenueshme në Kosovë”, i cili implementohet nga KOMF dhe financohet nga Unicef Kosovo Programme në partneritet me USAID Kosovo.