Aprovohet kërkesa e KOMF: Qeveria përfshin dy skema tjera në Pakon Emergjente Fiskale

Aprovohet kërkesa e KOMF: Qeveria përfshin dy skema tjera në Pakon Emergjente Fiskale

20 Prill 2020

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF njofton që Qeveria e Kosovës ka aprovuar kërkesën e KOMF për përfshirjen e Strehimit Familjar për Fëmijët pa Përkujdes Prindëror tek të Afërmit dhe Skemës për Përkrahjen Materiale të Familjeve të Fëmijëve me Aftësi të Përhershme të Kufizuara në kuadër të Pakos Emergjente Fiskale. Kjo është bërë me vendimin e marrë nga Qeveria e Kosovës dje me datë 17 Prill 2020. K

KOMF dy javë më parë, iu është drejtuar Ministrit të Financave, Besnik Bislimi, duke kërkuar përfshirjen e kategorive si në vijim në Pakon Emergjente Fiskale:

  1. Skema për Përkrahje Materiale Familjeve të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara të Përhershme
  2. Strehimi Familjar për Fëmijët pa Kujdes Prindëror tek të Afërmit dhe Strehimi Familjar në Familje Strehuese Alternative. Në këtë qëllim vlerësojmë lartë edhe angazhimin e Departamentit të Politikave Sociale dhe Familjare në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, për përfshirjen e këtyre dy skemave në kuadër të pakos.

Në kuadër të vendimit nuk është paraparë përfshirja e Strehimit Familjar tek Familjet Strehuese Alternative në kuadër të Pakos Emergjente Fiskale. KOMF në bashkëpunim me Departamentin për Politika Sociale dhe Familjare në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë ditëve në vijim, do të vazhdojë të shikojë modalitetet të përfshirjes apo mbështetjes edhe të Familjeve Strehuese Alternative.

Duke pasur parasysh faktin që shpenzimet e familjeve janë rritur si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, shpresojmë që përfshirja në Pakon Emergjente Fiskale do të shërbejë si mbështetje për fëmijët dhe familjet për të përballuar më lehtë këtë situatë.

No Comments

Leave a Reply