Diskutimi për sfidat e shërbimeve sociale në Kosovë dhe ngritja e fondeve për OShC-të

Diskutimi për sfidat e shërbimeve sociale në Kosovë dhe ngritja e fondeve për OShC-të

Handikos Ferizaj në bashkëpunim me Fondacionin Kosovar për Shoqëri Civile KCSF mbajti takimin “Sfidat e shërbimeve sociale në Kosovë dhe ngritja e fondeve për OShC-të” në shënim të 1 qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Pjesë e panelit të diskutimit ishte Enver Kosumi – Handikos Ferizaj, Nënkryetari i Komunës së Ferizajt Lulzim Aliu, Donjeta Kelmendi nga KOMF, Adile Basha Shaqiri – Ministria e Drejtësisë, Ahmet Kryeziu – Save the Children Kosova, Taulant Hoxha – KCSF dhe Gresa Behluli nga Handikos Ferizaj.

Donjeta Kelmendi adresoi nevojën e mbështetjes së shërbimeve sociale nga Komuna e Ferizajt, nevojën e menjëhershme për rritjen e buxhetit për shërbime sociale si dhe krijimin e një skeme të qëndrueshme për kontraktimin e shërbimeve sociale të ofruara nga organizatat jo qeveritare. Për më tepër, ajo adresoi nevojën për planfikim buxhetor me pjesëmarrje të ofruesëve të shërbimeve sociale, në mënyrë që planifikimi të jetë i bazuar në nevojat e fëmijëve dhe familjeve në Komunën e Ferizajt.

Handikos Ferizaj është organizatë anëtare e KOMF e licensuar për ofrimin e shërbimeve sociale dhe familjare. Handikos Ferizaj ofron shërbime të specializuara për fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara. Krahas ofrimit të shërbimeve, Handikos Ferizaj është shumë aktive edhe në politikbërien në nivel komunal. Aktualisht, po mbështet Komunën e Ferizajt në hartimin e planit të veprimit për shërbime sociale.