Grupi Tematik për Mbrojtje dhe Mirëqenie të Fëmijëve

Grupi Tematik për Mbrojtje dhe Mirëqenie të Fëmijëve

KOMF mbajti takimin e radhës së Grupit Tematik për Mbrojtje dhe Mirëqenie të Fëmijëve.

Në këtë takim u prezantuan veprimet e ndërmarra drejt miratimit të legjislacionit dhe procesit të decentralizimit me fokus në Projektligjin për Shërbime Sociale, hartimin e Analizës për Qendrat për Punë Sociale si dhe Doracakut për Planifikimin, Buxhetimin dhe Kontraktimin e Shërbimeve Sociale.

Pjesëmarrës në këtë takim ishin përfaqësuesit nga organizatat anëtare: ASTRA, Shoqata “Autizmi” – Prishtinë, Qendra Labyrinth, Organizata për fëmijët pa kujdes prindëror – OFAP, Save the Children Kosova/o, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe Terre des hommes – Kosovo.