16 Prill 2020
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve ka mbajtur takimin e radhës të Grupit Tematik për Mbrojtje dhe Mirëqenie të Fëmijëve, i cili në kushtet e pandemisë COVID-19 është mbajtur online.
Në këtë takim u bë një përmbledhje e aktiviteteve të zhvilluara gjatë tremujorit të parë të vitit 2020. Në takim anëtarët e Grupit Tematik për Mbrojtje dhe Mirëqenie të Fëmijëve validuan:
Anëtarët diskutuan mundësinë e publikimit të dokumenteve përmes konferencave vetëm me media dhe platformave online. Në këtë takim u prezantua për here të parë Draft Qëndrimi i KOMF për Ligjin për Financat e Pushtetit Lokal, konkretisht me fokus në krijimin e Grantit Specifik për Shërbime Sociale. Anëtarët do të dërgojnë komentet lidhur me draftin e qëndrimit të KOMF për Ligjin për Financat e Pushtetit Lokal për finalizimin e tij.
Pjesëmarrës në takim ishin: Terre des hommes, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, Organizata Rinore Akti, Save the Children, HANDIKOS, Organizata për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP, Autizmi, Qendra për Mbrojtjen e Viktimave dhe Parandalimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore, Childproof/CIPOF, World Vision, OJQ Labyrinth, PEN – Peer Educators Network, Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe Vjollca Krasniqi – Eksperte.
No Comments