Grupi Tematik për Shëndetësi adreson gjendjen e rëndë të fëmijëve me aftësi të kufizuara gjatë pandemisë

Grupi Tematik për Shëndetësi adreson gjendjen e rëndë të fëmijëve me aftësi të kufizuara gjatë pandemisë

23 Prill 2020

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve KOMF ka mbajtur online takimin e radhës të Grupit Tematik për të Drejtat e Fëmijëve në Shëndetësi, ku u diskutua kryesisht për shëndetin e fëmijëve gjatë kohës së pandemisë.

Në këtë takim u bë një përmbledhje e aktiviteteve të zhvilluara deri më tani dhe u zhvillua një diskutim në mes të anëtarëve për ide të ndryshme avokimi për ruajtjen e shëndetit të fëmijëve gjatë kësaj kohe të pandemisë.

Propozimet e Grupit Tematik për të Drejtat e Fëmijëve në Shëndetësi:

  • Të kërkohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Drejtoritë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në nivel komunal, që të sigurohet insulina për fëmijët e sëmurë me diabet të tipit 1. Ky propozim erdhi si pasojë e situatës në teren, ku Solidar Suisse ka vërejtur se gjatë kohës së pandemisë qasja në këtë insulinë është vështirësuar dhe çmimi i insulinës është shumë i lartë për familjet që ta blejnë individualisht.
  • Të dërgohet një kërkesë drejt institucioneve përgjegjëse (MSH, MASHT dhe komunat) në mënyrë që të adresohet gjendja e rëndë e fëmijëve me aftësi të kufizuara gjatë pandemisë. Konkretisht të sigurohet ofrimi i shërbimeve shëndetësore, psikologjike dhe sociale për fëmijët me aftësi të kufizuara, shërbime këto të cilat në rrethanat normale i kanë marrur në qendrat ditore për fëmijët me aftësi të kufizuara. Kjo kërkesë të adresohet në koordinim dhe bashkarisht me Grupin Tematik për Arsim dhe Grupin Tematik për Mbrojtje dhe Mirëqenie të Fëmijëve, në mënyrë që të kërkohet që arsimi online të jetë gjithpërfshirës edhe për nevojat e fëmijëve me aftësi të kufizuara. Poashtu, përmes transmetuesit publik të ofrohen programe me udhëzime dhe këshilla për mbështetjen e prindërve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara, në këtë periudhë të pandemisë.
  • Fushata vetëdijësuese #rriNshpi, të zgjerohet edhe me pjesëmrrjen e personaliteteve të njohura në Kosovë, të cilët mund të përçojnë mesazhe gjatë zhvilimit të aktiviteteve me fëmijët e tyre.

Në takim morën pjesë: Aksioni për Nëna dhe Fëmijë – AMC,  Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK, Solidar Suisse, Labyrinth dhe sekretariati i KOMF.

No Comments

Leave a Reply