Në Ditën e Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijës, KOMF i cili përfaqëson 35 organizata jo qeveritare, adresoi çështjet emergjente për mbrojtjen e fëmijëve drejt Kryeministrit Albin Kurti, Ministres së Arsimit Arbërie Nagavci, Zëvëndës Ministres së Shëndetësisë Dafina Gexha dhe përfaqësuesve të tjerë në kuadër të Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve.
KOMF adresoi nevojën për rritje të buxhetit për funksionalizimin e shërbimeve sociale, gjithëpërfshirjen kuptimplote të fëmijëve me aftësi të kufizuara në sistemin arsimor, nevojën për rritje të burimeve njërëzore për shëndetin mendor të fëmijëve në institucionet publike shëndetësore, themelimin e shërbimeve të specializuara për mbrojtjen e fëmijëve viktima të abuzimit me substanca narkotike, fuqizimin e shërbimeve rehabilituese për të miturit në konflikt me ligjin, etj.
Recent Comments