KOMF dhe Lidhja e Qendrave për Punë Sociale të Kosovës mbajnë punëtorinë për Ligjin për Shërbime Sociale

KOMF dhe Lidhja e Qendrave për Punë Sociale të Kosovës mbajnë punëtorinë për Ligjin për Shërbime Sociale

16 Tetor 2020

Organizata për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP në bashkëpunim me Koalicionin e OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF dhe Lidhjen e Qendrave për Punë Sociale të Kosovës, kanë mbajtur punëtorinë tematike dy ditore për Projekt Ligjin për Shërbime Sociale dhe Familjare.

Kjo punëtori tematike ka mbledhur bashkë Qendrat për Punë Sociale nga komunat e Kosovës, me qëllim të trajtimit të çështjeve kryesore të lidhura me profilizimin dhe strukturën e Qendrave për Punë Sociale, profilizimin e punëtorëve social/zyrtarëve të shërbimeve sociale.

Rekomandimet kryesore nga Lidhja e Qendrave për Punë Sociale ishin:

  • Profilizimi dhe struktura e Qendrave për Punë Sociale të jetë unike dhe të rregullohet me statut dhe me rregullore të brendshme. QPS-të duhet të jene subjekte juridike me statut të kjartë dhe me konto bankare;
  • Të sqarohet statusi i zyrtarëve të shërbimeve sociale (të klasifikohen zyrtarët civil dhe stafi profesional);
  • yrtar i shërbimeve sociale si term të largohet nga ligji (zyrtarët civil nuk ofrojnë shërbime sociale direkte por grupi i profesionistëve);
  • Të krijohet brenda Qendrës për Punë Sociale një sektor i veçantë për këshilla psikosociale;
  • Numri i punëtorëve në Qendër për Punë Sociale të vendoset me standard në bazë të numrit të banorëve;
  • Të vendoset rreziku për ofruesit e shërbimeve;
  • Të sqarohet mandati i Organit të Kujdestarisë (Organi i Kujdestarisë është funksion brenda qendrës dhe është bashkëdyzim i punës sociale me atë juridike);
  • Të parashihet një Udhëzim Administrativ për Organin e Kujdestarisë.

Ky aktivitet u mundësua në kuadër të projektit “Fuqizimi i Shërbimeve Sociale për Fëmijët dhe Familjet e Cenueshme”, financuar nga Ambasada e Zvicrrës në Kosovë dhe implementuar nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve KOMF, si dhe projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim”, financuar nga Bashkimi Europian, menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe implementuar nga Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe KMOP.

No Comments

Leave a Reply