Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF dhe dy organizata anëtare Kosova Education Center – KEC dhe Network of Peace Movement – NOPM janë përzgjedhur për mbështetje nga SMART Balkans përmes skemës së granteve “Intervenimi Nacional në Kosovë”. Projekti rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkët në Ballkanin Perëndimor” zbatohet nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD) në bashkëpunim me Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM),dhe Qendrën për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM) dhe mbështetet financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA).
Përmes kësaj mbështetje, KOMF do të vazhdojë objektivën e fuqizimit të mëtejshëm të koalicionit dhe monitorimin e situatës së mbrojtjes së fëmijëve me qëllim rritjen e llogaridhënies.
Ndërsa KEC, ka si objektivë të përgjithshme fuqizimin e të rinjve, familjeve dhe komunitetit për të dalluar dhe adresuar rreziqet që burojnë nga interneti dhe për të koontribuar në transformimin digjital shoqëror.
NOPM do të ketë për synim aktivizimin dhe vetëdijësimin e qytetarëve në proceset vendimmarrëse.
Recent Comments