KOMF nënshkruan marrëveshjen për “Intervenim Nacional në Kosovë” nga SMART Balkans

KOMF nënshkruan marrëveshjen për “Intervenim Nacional në Kosovë” nga SMART Balkans

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF dhe dy organizata anëtare Kosova Education Center – KEC dhe Network of Peace Movement – NOPM janë përzgjedhur për mbështetje nga SMART Balkans përmes skemës së granteve “Intervenimi Nacional në Kosovë”.

Përmes kësaj mbështetje, KOMF do të vazhdojë objektivën e fuqizimit të mëtejshëm të koalicionit dhe monitorimin e situatës së mbrojtjes së fëmijëve me qëllim rritjen e llogaridhënies.

Ndërsa KEC, ka si objektivë të përgjithshme fuqizimin e të rinjve, familjeve dhe komunitetit për të dalluar dhe adresuar rreziqet që burojnë nga interneti dhe për të koontribuar në transformimin digjital shoqëror.

NOPM do të ketë për synim aktivizimin dhe vetëdijësimin e qytetarëve në proceset vendimmarrëse.