KOMF fillon projektin për ndërtimin e kapaciteteve për mirëqenie dhe shëndet në komunitet

KOMF fillon projektin për ndërtimin e kapaciteteve për mirëqenie dhe shëndet në komunitet

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, ka filluar projektin ndërkombëtar 4 vjeçar “Ndërtimi i kapaciteteve përmes inovacionit social drejt përmirësimit dhe qëndrueshmërisë së shëndetit dhe mirëqenies në komunitet” – SUSWELL, cili përmes themelimit të praktikave në komunitet, ndërton kapacitetet që sigurojnë mirëqenie e shëndet në komunitet.

Projekti udhëhiqet nga “Stichting Hanzehoge school Groningen” në Holandë, ndërkohë që pjesë e konsorciumit janë universitetet: “Metropolia University”, Finlandë, “Artevelde University College Ghent”, Belgjikë, Universiteti “Fehmi Agani” Kosovë, “KOMF” Kosovë, “Belgorov Institute“ Rusi, “Perm State Medical University“ Rusi, “NOU VPO “Sankt-Petersburg Medico-Social Institute” Rusi, “Center of Medical Statistics and Analytics, Ministry of Health of Arkhangelsk Region (MIAC)” Rusi, dhe “Escola Superior de Saúde do Alcoitão”, Portugali.

Qëllimi i këtij projekti është të mbështesë ngritjen e kapaciteteve përmes inovacionit social, për të siguruar mirëqenien e komunitetit. Projekti synon që ta arrijë këtë përmes ngritjes së kapaciteteve institucionale, ngritjes së kapaciteteve të profesionistëve dhe të vetë komunitetit.

No Comments

Leave a Reply