KOMF fillon zbatimin e projektit për fuqizimin e qasjes në drejtësi për vajzat dhe djemtë

KOMF fillon zbatimin e projektit për fuqizimin e qasjes në drejtësi për vajzat dhe djemtë

KOMF ka filluar zbatimin e projektit “Fuqizimi i qasjes në drejtësi për vajzat dhe djemtë, përmes ngritjes së kapaciteteve të profesionistëve për drejtësinë të mitur në Kosovë”, i cili mbështetet financiarisht nga Zyra e BE-së në Kosovë në partneritet me UNICEF në Kosovë.

Një nga objektivat kryesore të projektit është ngritja e kapaciteteve dhe njohurive të profesionistëve të drejtësisë për të miturit për të rritur zbatimin e masave të diversitetit për të miturit në konflikt me ligjin.

Kjo do të bëhet përmes zhvillimit të programeve të reja si dhe mbajtjen e trajnimeve për profesionistët e drejtësisë siç janë policë, prokurorë, gjyqtarë, avokatë, zyrtarë të shërbimit sprovues dhe punëtorë social, mbi drejtësinë për të mitur.