Mbahet punëtoria për vlerësimin e nevojave të KOMF

Mbahet punëtoria për vlerësimin e nevojave të KOMF

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, ka mbajtur punëtorinë dy – ditore për vlerësimin e nevojave dhe kapaciteteve të KOMF, me qëllim të identifikimit të pikave të forta, sfidave, nevojave dhe mundësive të KOMF dhe organizatave anëtare për zhvillim të mëtejshëm. Vlerësimi i nevojave po udhëhiqet nga ekspertja Blerta Perolli Shehu.

Realizimi i vlerësimit të nevojave po mbështetet nga projekti rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkët në Ballkanin Perëndimor” të zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD) në bashkëpunim me Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), dhe Qendra për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA).